Prishtinë: Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2, mbesin pa ujë të pijshëm NULL NULL 13.04.2024 18:57 13.04.2024 18:57 Lagjja Mati 1 në Prishtinë, si dhe Taslixhe 1 dhe 2, kanë mbetur pa furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga liqeni i Badocit, raporton Klankosova.tv. Në njoftimin e lëshuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Prishtina, thuhet se kjo gjendje do të vazhdojë deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.