Inter Miami eliminohet nga Kupa e Kampionëve, nuk mjafton asistimi i bukur i Messit (VIDEO) NULL NULL 11.04.2024 09:29 11.04.2024 09:29 Monterrey e ka eliminuar Inter Miamin nga Kupa e Kampionëve, duke e mposhtur në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5-2. Golin e parë në sfidën e dytë që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të enjtes me kohën tonë lokale, e realizoi Vazquez, në minutën e 31’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Berterame e dyfishoi epërsinë në minutën e 58’. Teksa katër minuta më vonë Gallardo e realizoi golin e tretë. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Gomez, në minutën e 86’, pas një asistimi të bukur nga Lionel Messi. GOAL Inter Miami Messi with a superb assist. The only one carrying this horrendous team 😭 pic.twitter.com/TpYY9VyFkr — Max Stéph (@maxstephh) April 11, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.