Lufthansa e Gjermanisë pezullon fluturimet për dhe nga Teherani NULL NULL 11.04.2024 09:08 11.04.2024 09:08 Foto: Ilustruese Linja ajrore gjermane Lufthansa ka pezulluar fluturimet drejt dhe nga kryeqyteti iranian i Teheranit “për shkak të situatës aktuale në Lindjen e Mesme”, sipas një raporti të Reuters të mërkurën. Vendimi u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm, tha zëdhënësi, dhe ka të ngjarë të zgjasë deri të enjten, transmeton Klankosova.tv. “Ne jemi vazhdimisht duke monitoruar situatën në Lindjen e Mesme dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet. Siguria e mysafirëve tanë dhe anëtarëve të ekuipazhit është prioriteti kryesor i Lufthansa,” tha zëdhënësi i Lufthansa.