Zhvarrosen trupat e parë nga varrezat masive në spitalin Al-Shifa të Gazës NULL NULL 09.04.2024 20:54 09.04.2024 20:54 Një ekip i Kombeve të Bashkuara në spitalin Al-Shifa, në Gaza, më 8 prill 2024. Getty Images; Foto: Arkiv; Punonjësit shëndetësorë në veri të Gazës kanë zhvarrosur kufomat e para nga varrezat masive në dhe rreth spitalit Al-Shifa, pasi thanë se forcat izraelite vranë qindra palestinezë dhe lanë trupat e tyre të dekompozoheshin gjatë rrethimit dyjavor të kompleksit. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal u shpreh se të paktën 381 trupa u gjetën në afërsi të spitali që kur forcat izraelite u tërhoqën më 1 prill, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Disa nga mbetjet e dekompozuara që ata zbuluan ishin varrosur e disa ishin gjetur mbi tokë”, thanë disa zyrtarë.