Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mijëra izraelitë tubohen jashtë parlamentit në Jerusalem, cak arritja e një marrëveshjeje pengjesh

NULL NULL
07.04.2024 20:55
Izraelitët mblidhen para parlamentit të Jerusalemit

Mijëra izraelitë janë mbledhur jashtë parlamentit në Jerusalem, duke bërë thirrje për arritjen e një “marrëveshjeje pengjesh”.

Demonstrata, e organizuar nga familjet e pengjeve, shënon gjithashtu gjashtë muaj nga dita e kapjes së tyre nga Hamasi, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Gjashtëmujori është përballur me zhgënjim në rritje në Izrael, ku protestat anti-qeveritare janë shtuar dhe zemërimi është rritur, me më shumë se 100 pengje që mbahen ende në Gaza.

“Njerëzit presin fëmijët e tyre për prindërit e tyre, për motrat dhe vëllezërit e tyre dhe qeveria jonë duket se nuk i intereson”, tha Talia Ezrahi e cila mori pjesë në protestë me vajzën e saj.

Sot në Kajro kanë rifilluar negociatat për një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve.

lajme të ngjashme