Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veri i Kosovës: Dy raste të kontrabandës me pula (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 07.04.2024 20:49

As kamuflimi në kamionë për transport të zakonshëm e as rrugët ilegale nuk i shpëtuan.

Dy kosovarë, të shtunën u zunë duke kontrabanduar nga Serbia me 750 shpezë.

Fillimisht në Zhabar të Mitrovicës E.M u kap pak pas mesnate me kamioneten e tipit Wolksvagen me 200 pula në të, e pasdite në Bube të Zubin Potokut me 550 të tilla, u has edhe H.B me kamionetën Mercedes.

Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dolën në terren për të evidentuar gjendjen shëndetësore të shpezëve. Për të eliminuar çdo lloj rreziku që mund të vije nga ato, sipas zëdhënësit të AUV-it, Lamir Thaqi, të njëjtat u vendos të asgjësohen.

Për Muhamet Mujaj si ish-hetues policie, që këto raste të ulen forcat e rendit duhet të jetë më syçelë, të shtojnë kontrollet andej e të vendosin edhe kamera shtesë të sigurisë.

Të dy pronarët ngarkohen me veprën penale ”Kontrabandim me mallra” e bashkë me mallin janë konfiskuar edhe kamionët e tyre.

lajme të ngjashme