Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukraina shkatërron gjashtë avionë rusë

NULL NULL
05.04.2024 18:54
Foto ilustruese

Ukraina ka kryer një sulm me dron kundër objektivave në Rusinë jugore dhe pretendon se ka shkatërruar gjashtë avionë rusë në një bazë ajrore në rajonin e Rostovit.

Burime të sigurisë thanë për BBC Ukrainian se tetë avionë të tjerë u dëmtuan rëndë dhe 20 personel shërbimi mund të jenë të vrarë ose të plagosur, transmeton Klankosova.tv.

Baza e Morozovsk strehon avionë Su-27 dhe Su-34 të përdorur në vijën e frontit në Ukrainë, thanë burimet.

Nuk ka pasur asnjë koment nga Rusia mbi njoftimet për një sulm në aeroport.

lajme të ngjashme