Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në pritje të Cech

NULL NULL
02.04.2015 07:10
Arsenal është duke e pritur vendimin e qartë të Petr Cech, përpara se t’i drejtohet Chelseas me kërkesë për ta blerë.

Arsenal po e pret sqarimin e situatës së Petr Cech lidhur me të ardhmen e tij, përpara se t’i drejtohet Chelseas.

Portieri çek pritet ta lërë Stamford Bridge këtë verë dhe klubi po përgatitet të përshëndetet me të, por vetëm nëse paguhen 10 milionë funte për transferimin e tij.

Arsenal aktualisht po kërkon të sigurohet që ka gjasa reale për ta marrë portierin që konsiderohet në mesin e më të mirëve në botë, para se ta bëjë hapin konkret me ofertë për Chelsean.

Cech ka pohuar javën e kaluar se nuk dëshiron ta kalojë edhe një tjetër sezon në bankën rezervë, ndërkohë që portieri Thiabut Courtois është përzgjedhja e parë e Jose Mourinhos.

“Nuk e di si do të jetë ideja e klubit. Aktualisht, po na ecën mirë mes meje dhe Thibaut. Por, kjo mund të jetë kështu vetëm për një sezon. Nuk e dua edhe një tjetër si ky”, ka thënë Cech.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.