Ukraina thotë se ka rrëzuar 13 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës NULL NULL 05.04.2024 10:01 05.04.2024 10:01 Ndërtesa të dëmtuara pas një sulmi me dron rus në Kharkiv, Ukrainë të enjten. Fotografia: Anadolu/Getty Images Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan të 13 dronët e përdorur në sulmin e Rusisë gjatë natës në rajonet jugore. Kështu tha të premten ushtria ukrainase. Ajo tha se dronët Shahed u shkatërruan mbi rajonet Zaporizhzhia, Odesa dhe Dnipropetrovsk. Rusia përdori gjithashtu dy raketa S-300/S-400 dhe tre raketa balistike Iskander-M në sulm, sipas ushtrisë ukrainase. Një nga sulmet kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesa-s, por mbrojtja ajrore i zmbrapsi të katër dronët, tha grupi jugor i forcave të Ukrainës në aplikacionin e mesazheve Telegram. Mbeturinat dëmtuan disa rezidenca private dhe ndërtesa fermash në Zaporizhzhia, thuhet në deklaratë, raporton Reueters, transmeton Klankosova.tv.