Nëntë të vdekur e 934 të lënduar nga tërmeti në Tajvan NULL NULL 03.04.2024 14:40 03.04.2024 14:40 Është rritur në nëntë numri i personave të vdekur nga tërmeti në Tajvan. Përveç numrit të të vdekurve është rritur edhe numri i të lënduarve, ku deri më tani raportohet për 934, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit nuk ka treguar për gjendjen e të lënduarve, teksa bëhet e ditur se 137 njerëz janë të bllokuar në tunele të ndryshme. Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit e ka goditur sot Tajvanin, për të cilin raportohet se është tërmeti më i madh në 25 vitet e fundit.