Raportohet se Izraeli ka arrestuar 30 persona në Bregun Perëndimor NULL NULL 03.04.2024 13:27 03.04.2024 13:27 Foto nga arkiva: Bregu Perëndimor Forcat izraelite kanë arrestuar 30 persona, duke përfshirë një gazetar, në të gjithë Bregun Perëndimor, që nga mbrëmja e së martës, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa. Sipas Wafa, shumica e arrestimeve u kryen në provincat e Jerusalemit dhe Ramallah, ndërsa të tjerat në provincat Hebron, Betlehem, Tubas, Jenin, Qalqilya dhe Jeriko. “Këto arrestime e çojnë numrin e përgjithshëm të palestinezëve të burgosur që nga 7 tetori në 7 mijë 990”, tha Wafa.