Koreja e Jugut ndalon anijet dhe individët rusë për lidhje të dyshuara me Korenë e Veriut NULL NULL 02.04.2024 14:30 02.04.2024 14:30 Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kreu i Koresë së Veriut,Kim Jong Un; Foto: Reuters; Koreja e Jugut ka ndaluar dy anije të dyshuara për përfshirje në bashkëpunimin ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë. Ministria e Jashtme e vendit tha se dy organizata ruse dhe dy individë të përfshirë në financimin e zhvillimit bërthamor dhe raketor të Phenianit janë goditur gjithashtu me sanksione. Dy anijet e sanksionuara “bartnin sasi të mëdha kontejnerë dhe transportonin furnizime ushtarake midis Rusisë dhe Koresë së Veriut”, tha ministria. “Bashkëpunimi ushtarak, duke përfshirë tregtinë e armëve Rusi-Kore e Veriut, është një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe një akt që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Gadishullin Korean, por në mbarë botën”. Qeveria e Koresë së Jugut i ka kërkuar Moskës të ndalojë “bashkëpunimin e paligjshëm” me Phenianin dhe është zotuar të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme. Si Rusia ashtu edhe Koreja e Veriut kanë mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje armësh midis vendeve, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.