Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I lindur në Gjermani e rritur në Kosovë, historia e suksesit të Edon Zhegrovës

NULL NULL
02.04.2024 13:08
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova, po e kalon një sezon fantastik në fanellën e Lille.

Ai ka hyrë në mendjen dhe zemrat e tifozëve të këtij klubi dhe atyre francezë në përgjithësi.

Faqja zyrtare e Ligue 1 i ka kushtuar një shkrim për “Messin e Kosovës”, duke treguar historinë dhe rrugëtimin e tij.

Së fundmi, Zhegrova i realizoi dy gola duke ia mundësuar fitoren ekipit të tij.

25-vjeçari mori edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes”.

Futbollisti deri më tani i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 5 asistime deri tash në 26 takime.

I lindur në Gjermani, i rritur në Kosovë

Edon Zhegrova, u lind në Gjermani, ku prindërit e tij kishin shkuar për t’iu shmangur luftës në Kosovë në vitin 1998.

Më pas, ai me familje ishin kthyer në Kosovë kur Edoni ishte dy vjeç, ndërsa në vendin e prindërve kishte nisur të merrej me futboll.

“Ishin rrugët e Prishtinës Edoni kishte nisur të shfaqte talentin e tij të pashtershëm, ndërsa shpejt iu bashkua klubit lokal, ku do t’i shënonte rregullisht nga 5-6 gola për ndeshje. Njerëzit filluan ta vinin re menjëherë. Talentin e tij e zbuloi edhe gjiganti italian, AC Milan”, shkruan “ligue1.com” transmeton Klankosova.tv

Zhegrova ka folur për rrugëtimin e tij me nostalgji.

Ai para disa ditësh e festoi 25-vjetorin e lindjes.

Artikullin e plotë mund ta gjeni KËTU

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.