Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Japoninë veriore NULL NULL 02.04.2024 08:57 02.04.2024 08:57 Foto ilustruese. Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.1 ballë goditi prefekturat Iwate dhe Aomori në Japoninë veriore të martën, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Epiqendra ishte pjesa veriore bregdetare e prefekturës Iwate, tha agjencia, duke shtuar se një paralajmërim për cunami nuk ishte lëshuar, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Nuk pati raportime për dëme të menjëhershme.