Pse po rritet kolesteroli tek të rinjtë? NULL NULL 01.04.2024 08:35 01.04.2024 08:35 Foto ilustruese. Kolesteroli sipas ekspertëve shëndetësorë ka qenë prej kohësh i lidhur me grupmoshat më të vjetra, por një prirje shqetësuese është shfaqur në vitet e fundit, një rritje e konsiderueshme e niveleve të kolesterolit në mesin e popullatës së re. Kjo çështje shëndetësore shpesh neglizhohet pasi kolesteroli i lartë rrallë paraqet simptoma të dukshme derisa është tepër vonë, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. Grumbullimi i kolesterolit mund të kishte filluar në një moshë më të re, madje edhe në adoleshencë, por pacientët nuk kanë ndier ndonjë anomali derisa kanë kaluar në të 20-at. Kjo është arsyeja ka shumë të rinj që raportojnë sulme në zemër të shkaktuara, si rezultat i kolesterolit të lartë në gjakun e tyre. Ndryshe, kolesteroli është një substancë dylli e prodhuar nga mëlçia që është e nevojshme për prodhimin e hormoneve, vitaminës D dhe kripërave biliare, të cilat luajnë një rol në tretje. Se çka e shkakton rritjen e kolesterolit tek të rinjtë, është e lidhur me stilin e jetesës dhe zgjedhjet dietike. Zakonet e pashëndetshme dietike, të kombinuara me mungesën e aktivitetit fizik, krijojnë stuhinë e përsosur për akumulimin e kolesterolit në trup.