Ramadan Krasniqi: Një pjesë e madhe e këngëtarëve janë mendjemëdhenj dhe prepotentë (VIDEO) NULL NULL 31.03.2024 12:41 31.03.2024 12:41 Ramadan Krasniqi Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi sonte ka qenë i ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku foli për tema të ndryshme. Ai në një moment foli edhe për këngëtarët, duke i quajtur mendjemëdhënjë dhe prepotentë, njofton Klankosova.tv. “Sjellja ime me njerëzit, ky është element kryesor. Unë i pari u flas njerëzve, për shkak se neve që jemi me emër, njerëzit na shohin nga këndi i tyre pak më ndryshe. Më respekt, por kjo është e vërtetë, një pjesë e madhe e këngëtarëve dhe këngëtareve janë mendjemëdhenjë dhe prepotenta, kjo është e vërtetë, ndoshta kanë me ma marrë inati, ndoshta kanë me më shajt”. “E di që kështu është, do të thotë janë arroganta, janë injoranta, janë mendjemëdhenjë, shesin mend shumë, janë të suksesshëm, këtë nuk ua mohon askush, mirëpo për mua mbase nuk janë modest, mbase janë arroganta, injoranta, Zoti nuk i do këta njerëz. Duhet të jesh modest, duhet të jesh përtokë, duhet t’i respekton njerëzit”, u shpreh tutje Dani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Krasniqi: Kam pasur shumë probleme me dashninë - kam mësuar se nuk duhet t’i frikësohesh 34 minuta më parë