Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq NULL NULL 31.03.2024 10:08 31.03.2024 10:08 Foto ilustruese: Arrestim Është arrestuar një shtetas serb në Leposaviq, i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë. “Njësiti policor ka arrestuar të dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti nuk posedonte asnjë dokument identifikimi dhe dyshohet se nga Serbia në Republikën e Kosovës ka kaluar ilegalisht. I dyshuari është identifikuar dhe intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.”, bën te ditur policia, njofton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.