Një grua në Gjilan raportin në polici se është rrahur nga burri i saj NULL NULL 31.03.2024 12:01 31.03.2024 12:01 Foto ilustruese. Një grua në Gjilan ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj. Në raportin e policisë bëhet e ditur se ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv. “Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.