Ja në cilin vend fëmijët ushqehen me gji më së paku në botë NULL NULL 30.01.2016 18:34 30.01.2016 18:34 Women breastfeed their babies during a demo against discrimination on October 4, 2014 in Asuncion. AFP PHOTO / Norberto Duarte (Photo credit should read NORBERTO DUARTE/AFP/Getty Images) Nënat në Britaninë e Madhe zënë vendin e parë në botë për mosdhënie gjiri fëmijëve të tyre. Kështu tregon një studim i bërë nga The Lancet. Në këtë shtet ka dalë se vetëm një nga 200 nëna ushqen fëmijën e saj me gji, apo vetëm 0.5%, pasi që fëmija të ketë mbushur 12 muaj. Por ndryshe është në vendet tjera. Në Gjermani përqindja arrin në 23, në Brazil me 56% kurse në Senegal foshnjat ushqehen nga nënat e tyre me gji deri në 99%. E pse po ndodh kjo në ishull thuhet se shkak janë disa keqkuptime në lidhje me gjidhënien, pasi që mendohet se një gjë e tillë ndodh vetëm në vendet e varfra. Por ekspertët janë përgjigjur se gjidhënia është mënyra më e mirë për ta ushqyer fëmijën, pa ndarë vendet e zhvilluara ose jo.