Kica-Xhelili, Kurtit: Ose nuk e ke kuptuar kurrë çka është Vettingu, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë NULL NULL 27.03.2024 14:02 27.03.2024 14:02 Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së; Foto: Klan Kosova; Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me formimin e e procesit të Vettingut në drejtësi. Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti e ka dëmtuar procesin e Vettingut, dhe se nuk ka njohuri rreth tij. “Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë. Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting”. “Mjaft me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, ka thënë Kica-Xhelili. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.