“Dorëzohet” Serbia, thotë se Kosova i ka votat për hyrje në KiE (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 26.03.2024 20:12 nga Besnik Tahiri 26.03.2024 20:12 Të mërkurën ka lënë takim “urgjent” me ambasadorët e Amerikës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe atë të BE-së, në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me QUINT-in, me patjetër që do bisedojë për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës. Më 27 mars në Paris, Komisioni për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, do diskutojë raportin e raportueses për Kosovë, Dora Bakoyaniss. Shefja e delegacionit serb në Asamble, Biljana Pantiq-Pilja, po thotë se shteti i saj zor se mund të bëjë diçka për të penguar hyrjen e Kosovës në këtë organizatë. Ajo kishte akuza në adresë të raportueses. Ajo thotë se ka vota që Kosova të kalojë këtë fazë drejt hyrjes në KiE, edhe nga shtetet mosnjohëse, anëtare të kësaj trupe që ka selinë në Strasburg. Serbia ka dhënë paralajmërime të forta se po e konsideron largimin nga Këshilli i Evropës, në rast se aty anëtarësohet Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.