Librat e shkrimtarit Ismail Kadare, në shtëpinë e hebreut amerikan në New York NULL NULL 30.01.2016 13:30 30.01.2016 13:30 “Përveç mikpritjes me ushqime tradicionale hebreje ajo që më bëri përshtypje ishte libraria e pasur e Michael Shaoul. Në raftin e librarisë së tij ishin disa nga librat e shkrimtarit tonë Ismail Kadare. U ndjeva shumë mirë kur pashë këto libra të shkrimtarit tonë të madh”, tha botuesi Bajrami. Dihet që librat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare janë përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe lexohen në mbarë botën. Mirëpo, është gjithmonë një surprizë e këndshme kur gjen shembuj konkretë të këtij fenomeni. Kështu ndodhi për botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami, në shtëpinë e një çifti amerikano-hebre, në Manhattan, New York. Dr. Nirit Weiss dhe Michael Shaoul kishin shtruar një darkë me rastin e shabatit, për veprimtarë e miq të Komitetit të njohur Hebre Amerikan (American Jewish Committee). “Përveç mikpritjes me ushqime tradicionale hebreje ajo që më bëri përshtypje ishte libraria e pasur e Michael Shaoul. Në raftin e librarisë së tij ishin disa nga librat e shkrimtarit tonë Ismail Kadare. U ndjeva shumë mirë kur pashë këto libra të shkrimtarit tonë të madh”, tha botuesi Bajrami. Vehbi Bajrami ka një bashkëpunim të gjatë me American Jewish Committee, me sponsorizimin e të cilit, ka bërë edhe një udhëtim në Izrael, pas të cilit ka botuar edhe një libër “Udhëtimi im në Tokën e Shenjtë”. Për shkak të interesit, libri është ribotuar dy herë edhe në gjuhën angleze. American Jewish Committee është i njohur për shqiptarët sidomos për ndihmën që kanë dhënë për refugjatët nga Kosova në vitin 1999, për mbështetjen dhënë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe për dënimin publik të spastrimit etnik të organizuar nga regjimi i Millosheviçit. Shkrimtari Ismail Kadare festoi këtë javë 80-vjetorin e lindjes. /KultPlus.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me palafite në Evropë 14 orë më parë