Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmeti në Papua Guinenë e Re lë të vdekur 5 persona, qindra shtëpi shkatërrohen

NULL NULL
25.03.2024 12:39
Papua Guinena e Re

Autoritetet në Papua Guinenë e Re thanë se të paktën pesë persona u vranë dhe qindra shtëpi u shkatërruan pas një tërmeti me magnitudë 6.9 ballë.

Tërmeti goditi afër qytetit të Ambunti në rajonin e largët të Sepik Lindor, shkruan Deutche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.

“Deri më tani, rreth një mijë shtëpi janë shkatërruar”, tha Guvernatori i Sepik Lindor, Allan Bird dhe shtoi se ekuipazhet e emergjencës “po vlerësonin ende ndikimin” nga një lëkundje që “dëmtoi shumicën e pjesëve të provincës”.

lajme të ngjashme