Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia parandalon një rast të kontrabandimit në Mitrovicë të Veriut, malli kapte vlerën mbi 6 mijë euro

NULL NULL
25.03.2024 09:18
Malli i kontrabanduar. Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet patrulluese policore, gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontrabandë, më saktësisht në fshatin Zërnosek, KK Leposaviq, kane ndaluar dy automjete te dyshuara me targa serbe por vozitësit ishin shtetas të Kosovës, duke kontrabanduar mallra me vlerë mbi : gjashtë mijë euro, njofton Klankosova.tv.

“1. Automjeti VË ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) në vlerë rreth 1200 euro.

“2. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) në vlerë rreth 5600 euro”, njofton policia.

Pasi qe vozitësit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, malli është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit.

Mund të jetë një imazh i makinë dhe furgon

Mund të jetë një imazh i automjet shërbimi, ambulancë, furgon dhe teksti

Mund të jetë një imazh i pjata

 

lajme të ngjashme