ShBA jep dritën jeshile për ndihmën ushtarake për shtetet baltike NULL NULL 23.03.2024 19:16 23.03.2024 19:16 Foto ilustruese: Ushtria në vendet baltike Sipas zyrtarëve të mbrojtjes estoneze, ShBA-ja ka ndezur një seri të re mbështetjeje ushtarake për Lituaninë, Estoninë dhe Letoninë. Uashingtoni ra dakord të sigurojë një total prej 210 milionë euro në ndihmë të mbrojtjes nën Iniciativën e Sigurisë Baltike të premten, raporton euronews, transmeton Klankosova.tv. Të tre vendet – të gjitha anëtarët e NATO-s dhe BE-së – janë fqinjë të Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusi. Pushtimi i Ukrainës nga Moska ka shkaktuar rritje të tensioneve në rajon, i cili dikur ishte i pushtuar nga BRSS-ja. “Mbështetja nga ShBA-ja ka ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë të përshpejtojnë disa projekte të infrastrukturës ushtarake dhe zhvillimit të aftësive”, tha në një deklaratë ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur. “Lajmi i mirë është se mbështetja është pak më e lartë se vitin e kaluar”.