Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkohen PS-ja dhe PD-ja për hir të dy komisioneve hetimore

NULL NULL
21.03.2024 23:24
Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë

Pas 11 orësh seanca parlamentare e kësaj të enjte u mbyll me zyrtarizimin e marrëveshjes midis mazhorancës dhe pjesës më të madhe të opozitës së Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita.

Me 96 vota pro dhe 1 abstenim u miratua ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Me 95 vota pro dhe 1 abstenim u miratua komisioni hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up

Komisionet Hetimore përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS.

Komisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të drejtohet nga deputetja e Partisë demokratike, Albana Vokshi, ndërsa nënkryetar është socialisti, Plarent Ndreca.

Ndërsa Komisioni hetimor për sistemin TIMS drejtohet nga demokrati Ervin Salianji me nënkryetar socialistin Toni Gogu.

Këto dy komisione do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi./tvklan

 

lajme të ngjashme