Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse shqiptarët dallojnë aq shumë në indeksin e lumturisë? (VIDEO)

NULL NULL
21.03.2024 15:22
Emisioni "Kosova Today"
Emisioni "Kosova Today"

Sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova u diskutua në lidhje me atë se pse shqiptarët dallojnë aq shumë në indeksin e lumturisë.

Gazetari i Radio Klan Kosova FM, Arientin Abdyli është shprehur i befasuar me renditjen që ka pasur Kosova në këtë raport.

“Befasi. E shikova si e kanë bërë këtë analizën, janë indikacionet personale, apo me përshtypjet personale të të anketuarve, duke i marrë parasysh mirëqenien e këto gjëra dhe sociologët e kanë bërë këtë vlerësimin dhe kemi dalë në vendin e 29-të”, është shprehur ai.

Ndërkaq, sociologia Entela Binjaku ka folur në lidhje me dallimin në këtë raport mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne jo vetëm renditemi shumë poshtë, krahasuar me motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë, por kemi edhe rënie mbi katër vende, krahasuar me edicionin e kaluar të këtij raporti”, tha ajo.

Binjaku gjithashtu tregoi se cilat janë disa nga parimet që një njeri të ndjehet i lumtur, njofton Klankosova.tv.

“Gjetja e një qëllimi shumë të fortë në jetë dhe kërkesa e vazhdueshme për t’u ngritur nga gjendja ku je dhe për të gjetur burim për të luftuar atë që ty të bën të palumtur”, është shprehur ajo.

lajme të ngjashme