Osmani viziton Lipjanin, do të takohet me kryetarin e komunës NULL NULL 18.03.2024 09:44 18.03.2024 09:44 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do të vizitojë komunën e Lipjanit, me ç’rast do të ketë një sërë aktivitetesh. Ajo në orën 13:00, do të pritet në takim nga kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti. Rreth 45 minuta më vonë pritet që të dy të deklarohen për media. Pas kësaj, Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumcë dhe biznese të komunës së Lipjanit, njofton presidenca, raporton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.