BE-ja i kërkon Kosovës të ketë kujdes me ndërrimin e shenjave të komunikacionit në veri NULL NULL 15.03.2024 17:23 15.03.2024 17:23 Tabela informuese e Jarinjes. Foto: MMPHI Institucionet e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ndërmorën një aksion për zëvendësimin e tabelave informuese për vendbanime në pjesën veriore të vendit. Në këtë aksion u hoqën tabelat e vjetra, që paraqisnin emërtimet vetëm në serbisht, gjegjësisht në alfabetin cirilik dhe atë latin. E tabelat e reja paraqesin emrin e vendbanimit në shqip dhe në serbisht, por jo në alfabetin cirilik. Megjithatë, duket se kjo nuk u ka pëlqyer serbëve të kësaj ane, pasi në së paku një rast, një tabele i ishte fshirë emërtimi në gjuhën shqipe, duke e lënë emrin e fshatit Grabovc vetëm në serbisht. Fshihen emrat e tabelave në gjuhën shqipe në veri, një ditë pasi u vendosën Për këtë çështje ka reaguar ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Ai tha se kjo iniciativë duhet të bëhet vetëm duke konsultuar Komisionerin e Gjuhëve dhe duke e interpretuar pozitivisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Mbi iniciativën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”. Szunyog tha se “kjo do të thotë të merren parasysh komunitetet e prekura”. Dje, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, tha se dikasteri që ai drejton ka marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës. “Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, u shpreh dje ai. Në veri vendosen tabelat e vendbanimeve në shqip e serbisht (VIDEO)