Kosova garon me pesë xhudistë në Austri NULL NULL 07.03.2024 13:41 07.03.2024 13:41 Kosova garon me pesë xhudistë në Austri Kosova do të paraqitet me 5 xhudistë në ”Grand Prix Upper Austria” që zhvillohet nga datat 8 deri më 10 mars në Linz të Austrisë. Flaka Loxha (-57 kg), Fatjona Kasapi (-57 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) dhe . Loriana Kuka (-78 kg) do të jenë pesë garuesit kosovarë që do të paraqiten në këtë garë. Federata kosovare e Xhudos njofton se Flaka dhe Fatjona ndeshen nesër, Akili e Dardani të shtunën, kurse Loriana ditën e diel, transmeton Klankosova.tv. Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 79 shtete, 533 garues, nga të cilët 302 meshkuj dhe 231 femra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Tifozët e Real Madridit me kërkesë të pazakontë për Alonson - e duan largimin e këtij lojtari 11 orë më parë