Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë, vdes një 70-vjeçar NULL NULL 06.03.2024 12:55 06.03.2024 12:55 Foto ilustruese Një 70- vjeçar ka humbur jetën pasi në banesën e tij ka rënë zjarr, dyshohet se aksidentalisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Fatkeqësisht i moshurari me iniciale Tj. L., tetraplegjik, nuk ka mundur të dalë nga banesa, e për pasojë nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të shkaktuara nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. “Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Top Channel.