Taravari kritikon Bujar Osmanin: Nuk ka punuar në forcimin e lidhjeve me Kosovën NULL NULL 05.03.2024 22:05 05.03.2024 22:05 Arben Taravari Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Opozita e Bashkuar Shqiptare, Arben Taravari, ka folur për kundërkandidatin e tij, Bujar Osmani. Taravari tha se Osmani në karrierën e tij ka pasur skandale dhe kritika. “Bujar Osmani ka karrierë të bujshme edhe pse ka gjëra që nuk janë të favorshme, ka skandale. Për shembull, në Ministrinë e Shëndetësisë të cilat kanë qenë në Prokurorinë Speciale të Maqedonisë por nuk ka një vendim, nuk e them”, tha Taravari në Rubikon të Klan Kosovës. Tutje, ai e kritikoi Osmanin edhe për qasjen ndaj Kosovës, duke thënë se ai nuk ka punuar për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve. “Për shembull, interesi i tij (Bujar Osmanit) për Republikën e Kosovës, për ngjarjet në Banjskë, ministri i Punëve të Jashtme, shqiptar i Maqedonisë të mos ketë reagim zyrtar? Ndoshta edhe ka pasur reagim por unë nuk e kam parë. Vizitë zyrtare nuk e di a ka pasur në Prishtinë, nuk e di, ka mundësi që ka pasur, por mendoj se në relacionet… Prishtina-Shkupi-Tirana, posaçërisht ministrat të cilët janë shqiptarë, e kanë obligim intelektual por edhe moral edhe kombëtar që t’i sforcojnë lidhjet mes shteteve. Unë e kam përshtypjen se këtë nuk e ka bërë Osmani”, tha Taravari në Rubikon të Klan Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 16 orë më parë