Regjisorja Trëndelina Halili tregon për sfidat në emisionin “Ora e Pasdites” (VIDEO) NULL NULL 04.03.2024 21:29 04.03.2024 21:29 Regjisorja Trëndelina Halili Të premten e kësaj jave, më 8 mars, në gjithë boten shënohet Dita e Gruas. Për shkak të kësaj dite, “Ora e Pasdites” në Klan Kosova gjatë gjithë javës do t’i dedikohet grave të suksesshme në sfera të ndryshme të jetës në Kosovë. Në emisionin e sotëm, e ftuar ishte regjisorja Trëndelina Halili, e cila është një nga gjeneratat e reja të vajzave të cilat po triumfojnë në fushën e filmit. Ajo tregoi për projektet e saj si dhe për rëndësinë e të qenit grua prapa kamerave. “Unë forcën dhe vetëbesimin për me bo këtë punë e kam marr në Akademi. Kam pas raste që jam përballur me sfida të ndryshme edhe me i ftu aktorët me aktru pa pagesë gjithashtu dhe ekipin pa pagesë, ka qenë barrë shumë e madhe dhe kjo më ka bo më të fortë. Vonë ka fillu me pas autorë, regjisore gra në këtë industri, ka pas por ka pas shumë pak. Duhet me e gjet ekipën, njerëzit që mundesh me bashkëpunu dhe me gjet gjuhën si regjisore. Gjuha ime është jo e ashpër, nuk muj me i arrit qëllimet e mija në mënyrë të ashpër”, u shpreh Trëndelina. Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.