Burri i Vjosa Osmanit: Vuçiq është një kryetar shteti analfabet, dikur ishte një mjet propagande për kasapin e Ballkanit NULL NULL 03.03.2024 16:54 03.03.2024 16:54 Prindon Sadriu Vjosa Osmani. Foto nga arkiva Prindon Sadriu, burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur kryetar shteti “analfabet”, presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ai tha gjithashtu se Vuçiq dikur ishte një mjet propagande i ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, të cilin Sadriu e quan “kasap” i Ballkanit, raporton Klankosova.tv. “Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkroi Sadriu në X. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 13 orë më parë