Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci NULL NULL 27.02.2024 18:25 27.02.2024 18:25 Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, në emisionin Rubikon në Klan Kosova Pëllumb Bajqinovci, nuk është më kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ai është shkarkuar nga kjo pozitë në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot. Kjo erdhi pas prishjes së koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Në seancë të pranishëm ishin asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së. Për shkarkimin e Bajqinovcit votuan pro 33 asamblistë. Pëllumb Bajqinovci, është nga radhët e LDK-së. Ai u zgjodh më 27 qershor pas shkarkimit të Fehmi Kupinës, nga kjo pozitë/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 13 orë më parë