Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtarët izraelitë shkojnë në Katar për bisedime për marrëveshjen e pengjeve

NULL NULL
26.02.2024 17:18
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
Foto arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Zyrtarët izraelitë do të shkojnë sot në Katar për bisedime të mëtejshme për marrëveshjen për lirimin e pengjeve, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve Reuters, duke sugjeruar se një marrëveshje po afrohet.

ShBA tha dje se një “mirëkuptim” ishte arritur gjatë diskutimeve gjatë fundjavës, por Benjamin Netanyahu më vonë tha se “kërkesat e çmendura” të Hamasit po vononin çdo marrëveshje, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli dhe Katari ende nuk kanë komentuar mbi raportet se bisedimet e mëtejshme do të zhvillohen në Doha këtë javë.

lajme të ngjashme