Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iranianët ironizojnë me mbulimin e skulpturave nudo në Itali

NULL NULL
27.01.2016 21:21

Italia këtë javë mbuloi të gjitha skulpturat nudo, për nder të vizitës së presidentit iranian, Hassah Rouhani.

Ata i mbuluan skulpturat me justifikimin që Rouhani ka tjetër kulturë kështu që këtë gjë po e bëjnë për ta respektuar atë, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu në drekën zyrtare nuk është shërbyer vera e pijet e tjera alkoolike për shkak të fesë të cilës i përket kreu i Iranit dhe që e ndalon pijen alkoolike.

Tani iranianët i janë përgjigjur Italisë më një sarkazëm.

skultpruat2

Të kënaqëur me këtë veprim të italianëve, shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë përdorë frazën e njohur Farsi, që do të thotë “Islami është në rrezik”.

Disa të tjerë madje ironikisht i kanë falënderuar italianët për shpëtimin e islamit.

“Për ta mbrojtur islamin nga rreziku, statujat e muzeut janë vendosur në kuti”, shkruhet në shumë komente të iranianëve.

Disa përdorues të tjerë të rrjeteve sociale, statujat e mbuluara i kanë “veshur” me një pamje që gjithë përdoruesit e internetit në Iran e njohin – pra pamjen e një faqe të cenzorizuar nga shteti.

skultpruat3

skulpturat4

skult1

lajme të ngjashme