Dy të arrestuar në Podujevë, njëri i rrahu familjarët, e tjetri kanosi axhën e tij NULL NULL 24.02.2024 09:55 24.02.2024 09:55 Foto ilustruese: Arrestim Janë arrestuar dy persona në Podujevë, pasi dyshohet se njëri rrahu familjarët e tij, e tjetri kanosi axhën. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv. “Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij dhe tjetri kishte kanosur axhën e tij. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.