Kishte urdhër mbrojtës të gjykatës, raporton në polici se ish-burri i shkoi në banesë dhe e shqetësoi NULL NULL 24.02.2024 09:13 24.02.2024 09:13 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një grua në veri të Mitrovicës, ka raportuar në polici se edhe pse kishte urdhër mbrojtës të gjykatës, ish-burri i saj ka shkuar te banesa e saj dhe e ka shqetësuar. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:45. Rasti është cilësuar “Moszbatim i urdhëresës së gjykatës”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.