Një grua në Obiliq raporton se është dhunuar në motel NULL NULL 24.02.2024 08:57 24.02.2024 08:57 Foto ilustruese. Shiriti i policisë Një grua në Obiliq ka raportuar se është dhunuar në një motel. Në raportin e policisë bëhet e ditur se gruaja është dërguar në ekzaminimi mjekësor, derisa nuk është raportuar për të arrestuar, njofton Klankosova.tv. “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në ekzaminimi mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet tutje në raport.