Beyonce bëhet gruaja e parë me ngjyrë që zë vendin e parë në listën e muzikës country në Billboard NULL NULL 23.02.2024 07:55 23.02.2024 07:55 Beyonce Beyonce ka bërë histori edhe një herë. Këngëtarja superstare është bërë gruaja e parë me ngjyrë që kryeson listën e muzikës ‘country’të Billboard-it, pasi kënga e saj e re e udhëhequr nga “Texas Hold ‘Em” arriti në vendin e parë në listën e muzikës country këtë javë, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv. Ajo publikoi këngën më 11 shkurt – papritur gjatë Super Bowl – së bashku me këngën tjetër të saj “16 Carriages”, e cila debutoi në numrin 9 në të njëjtën tabelë. Të dyja këngët pritet të shfaqen në albumin e ardhshëm të Beyonce, me temë country, i cili quhet “act ii”, më 29 mars.