Zendaya ia jep atributet të dashurit të saj për sharmin që e ka vet aktorja NULL NULL 22.02.2024 15:18 22.02.2024 15:18 Foto: DAVID M. BENETT/DAVE BENETT/WIREIMAGE Zendaya çdo ditë e më shumë po vazhdon ta shpreh dashurinë e saj për të dashurin Tom Holland. Aktorja e filmit “Dune: Part Two” tha se Holland ka shumë sharm kur bëhet fjalë për “t’u njohur me njerëz” dhe për të bërë intervista. Gjithçka filloi kur Zendaya, u pyet se kush nga kasti i Dune kishte më shumë karizëm, gjë që përkufizohet si “tërheqje romantike ose sharm”. Dy herë fituesja e Emmy-t bëri shaka se ndoshta ishte ajo para se të thoshte: “Nuk e di. Të gjithë kanë të vetat.” Ajo vazhdoi, “Unë mendoj se dikush që ka karizëm të bukur, jo në kastin e Dune, por personalisht që punon për mua, është Tom Holland”, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.