Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borrell: Bregu Perëndimor është pengesa e vërtetë për zgjidhjen me dy shtete

NULL NULL
18.02.2024 13:57
Foto nga arkivi: Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se situata në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli përbën një pengesë të madhe për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për paqen midis Izraelit dhe palestinezëve.

“Bregu Perëndimor është pengesa e vërtetë për zgjidhjen me dy shtete. Bregu Perëndimor është në valë… ne mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh”, tha Borrell në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Që nga fillimi i luftës, numri i përleshjeve midis forcave izraelite dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor është rritur.

Borrell tha se BE-ja duhet të “mbështesë nismën arabe” për të krijuar një shtet palestinez, duke përfshirë Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

lajme të ngjashme