Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të paktën 13 të vrarë në Rafah, në mesin e tyre fëmijë dhe gra

NULL NULL
17.02.2024 23:13
Ky imazh satelitor tregon një qytet të improvizuar me tenda në Rafah. Pamjet: Maxar
Arkiv: Ky imazh satelitor tregon një qytet të improvizuar me tenda në Rafah. Pamjet: Maxar

Të paktën 13 palestinezë u vranë si pasojë e dy sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah, në Gazën jugore.

Kështu tha këtë të shtunë, Dr. Marwan Al-Homss – drejtori i përgjithshëm i Spitalit Qeveritar Abu Yousuf Al-Najjar.

Sipas tij, sulmi i parë ajror goditi një vendndodhje në veri të Rafahut, duke çuar në vdekjen e gjashtë anëtarëve të një familjeje, duke përfshirë fëmijë dhe gra.

Ai tha gjithashtu se një sulm i dytë në një zonë të hapur ku banorët e zhvendosur kishin kërkuar strehim vrau të paktën shtatë persona, përfshirë katër fëmijë, një grua, një burrë dhe një adoleshent, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme