Prishtinë: Gjobitet me 200 euro personi që hodhi rrobalarësen nga banesa NULL NULL 14.02.2024 16:42 14.02.2024 16:42 Burri kapet duke hedhur lavatriçen nga banesa e tij në Prishtinë Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Inspektorati i kryeqytetit, e ka gjobitur me 200 euro një burrë i cili e ka hedhur një lavatriçe nga banesa e tij në Lakrishte. “Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hedhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftimin e komunës transmeton Klankosova.tv Sot gjatë ditës, në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”, është publikuar videoja ku shihet se si ky burri duke hedhur rrobalarësen, e duke i rrezikuar aty edhe kalimtarët e rastit.