Cameron u kërkon ligjvënësve amerikanë të votojnë për paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën NULL NULL 14.02.2024 12:27 14.02.2024 12:27 David Cameron, Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe David Cameron u ka kërkuar ligjvënësve amerikanë që të votojnë për një paketë ndihme sigurie prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe aleatët e tjerë. Gjatë një vizite në Bullgari, sekretari i jashtëm u tha gazetarëve se Britania kishte njoftuar paketën e saj të mbështetjes për vitin e ardhshëm. “Unë u bëj thirrje anëtarëve të Kongresit në ShBA që do ta shikojnë këtë sot të votojnë për paketën”, Cameron, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. “Kjo është absolutisht thelbësore për sigurinë amerikane. E gjithë bota do të shikojë se çfarë ndodh në Kongres”, shtoi ai.