Çifti Merita Halili e Raif Hyseni: Koncerti “Vendi im” në ShBA është shndërruar në tradicional (VIDEO) NULL NULL 13.02.2024 23:01 13.02.2024 23:01 Merita Halili dhe Raif Hyseni Një nga këngëtaret më të njohura shqiptare e cila konsiderohet mbretëreshë e muzikës së Shqipërisë së Mesme, Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Raif Hyseni, ishin mysafirë përmes Skype në emisionin “Ora e Pasdites”. Dyshja për vite të tëra kanë bërë punë të mrekullueshme për promovimin e traditave dhe kulturës muzikore vendore në ShBA, por jo vetëm. Merita dhe Raifi folën për festen që është shndërruar tashmë në një koncert tradicional që quhet “Vendi im”, e që organizohet çdo 17 shkurt, për nder të pavarësisë së Kosovës. Ata treguan për emocionet e tyre për festen e Pavarësisë dhe për pritjen e kësaj feste në ShBA. “Është një edicion jashtëzakonisht serioz në krye me Ergin Oden që ka bërë një punë fantastike. Koncerti ka marrë atë natyrën e një koncerti shumë serioz, që bëhet një muzikë e kultivuar shqiptare me parametra moderne dhe orkestër live. Do jetë një koncert jashtëzakonisht i mirë me këngë të zgjedhura, me këngëtarë, me artistë dhe muzikantë të zgjedhur”, u shpreh Raifi. Ndërkaq, Merita tregoi se në këtë koncert do t’i këndojë këngët e repertorit të saj, për çka thotë se është shumë fanatike “në atë që vërtetë populli i do sepse janë këngët e popullit”. “Ka edhe përzgjedhje nga i talentuari Ergini. Është një ndjenjë e veçantë sepse kur bëhet fjalë për gjithë atë luftë, ne duhet ta promovojmë sa më shumë këtë Pavarësi sepse është diçka që kanë ndjerë dhimbje të gjithë shqiptarët, kemi pritur për shumë kohë, për shumë vite që të vijmë në këtë pikë”, u shpreh Merita. Për ta shikuar intervistën e plotë, klikoni më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.