Kryediplomati hungarez thotë se anëtarësimi i Serbisë në BE s’duhet të lidhet me Kosovën NULL NULL 13.02.2024 12:24 13.02.2024 12:24 Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të kushtëzohet me çështjen e Kosovës. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se projekti i zgjerimit të BE-së është i paplotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtarë të tij. “Ne besojmë se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë se sa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”,deklaroi kryediplomati hungarez, transmeton Klankosova.tv