Sot nis festa e basketbollit në Gjakovë NULL NULL 13.02.2024 10:57 13.02.2024 10:57 Topi i basketbollit, fotoilustrim Palestra “Shani Nushi” do të jetë arenë e basketbollit nga 13 deri më 17 shkurt. Tetë skuadrat e elitës në kërkim për trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës. Më 17 shkurt zhvillohet edhe finalja e femrave mes Bashkimit e Prishtinës, dy skuadrave për momentin më të mirat në basketbollin e femrave në vendin tonë. Katër skuadrat e Ligës së Parë të Meshkujve e rritin edhe më shumë rëndësinë e kësaj ngjarje në Gjakovë. Basketboll cilësor pritet në parket dhe atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna me pjesëmarrjen e tifozerive nga e gjithë Kosova. Gjakova ka qenë shembull për organizim dhe kështu pritet edhe në Final 8. Sot dhe nesër zhvillohen sfidat çerekfinale, derisa të enjten gjysmëfinalet. E premtja është pushim për t’u përgatitur për finalen e madhe të shtunën. Basketboll dhe jo vetëm, do të ketë në Gjakovë nga 13 deri më 17 shkurt. Pikërisht finalet zhvillohen më 17 shkurt, Festën e Pavarësisë së Kosovës. Trepça triumfoi në dy vitet e fundit, derisa rivalitet i madh pritet këtë edicion. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa. Orari 13.02.2024 14:00 Bora – Kosovari 17:00 Trepça – Istogu 20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi 14.02.2024 14:00 Vushtrria – Neë Basket 17:00 Peja – Bashkimi 20:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni 15.02.2024 14:00 Finalja – Liga e Parë 17:00 Gjysmëfinalja I 20:00 Gjysmëfinalja II 17.02.2024 14:00 Finalja: KBF Prishtina – KBF Bashkimi 17:00 Finalja: Kupa e Kosovës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.