Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bolton: ShBA-ja mund të largohet nga NATO nëse Trumpi fiton zgjedhjet

NULL NULL
12.02.2024 20:57
John Bolton, Donald Trump
Ish-presidenti Donald Trump dhe në prapavijë, këshilltari i tij i Sigurisë Kombëtare, John Bolton

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të largohet nga NATO, nëse Donald Trump fiton zgjedhjet në nëntor.

Kështu ka deklaruar ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, John Bolton, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“NATO do të ishte në rrezik të vërtetë, unë mendoj se ai do të përpiqet të largohet”, ka thënë Bolton, në një pjesë të librit “Kthimi i Fuqive të Mëdha”, i cili do të publikohet me datën 12 mars.

Përndryshe, Trump është ankuar prej kohësh për shumën që anëtarët e NATO-s shpenzojnë për mbrojtjen në krahasim me SHBA-në.

Në “Kthimi i Fuqive të Mëdha”, këshilltarë të shumtë rrëfejnë me detaje se si Trump për pak e largoi SHBA-në nga NATO në samitin e aleancës në 2018 në Bruksel.

lajme të ngjashme